Transmetuar më 19-10-2026, 09:56

LEZHË — Vala e protestave rinore është shtrirë sërish edhe në qytetin e Lezhës gjatë ditës së sotme, ku një grup i konsiderueshëm nxënësish dhe të rinjsh kanë bojkotuar procesin mësimor për t’iu bashkuar revoltës.

Të rinjtë kanë nisur marshimin e tyre nëpër rrugët kryesore të qytetit, duke lëshuar thirrje të njëpasnjëshme kundër kreut të ekzekutivit: “Rama, jep dorëheqjen!”.

Në terren janë vendosur menjëherë forca të shumta të Policisë së Shtetit, të cilat po monitorojnë nga afër lëvizjen e manifestuesve.

Për shkak të tensioneve dhe situatës së krijuar nga bojkoti masiv, shumë nxënës të tjerë kanë zgjedhur të mos paraqiten në auditore e banka shkollore, duke qëndruar në shtëpi.

Bojkoti i mësimit dhe marshimet e të rinjve në Lezhë po vijojnë kështu edhe këtë javë, duke reflektuar frymën e protestave që ka përfshirë disa nga qytetet kryesore të vendit.

Në Shkodër, në këto momente të rinjtë janë ndalur përpara Bashkisë Shkodër, ku u kanë kërkuar efektivëve të heqin kapelat dhe t’u bashkohen në marshimin e tyre.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit