

Persona të panjohur i kanë vënë tritol makinës së administratorit të njësisë administrative Shushicë në Vlorë, raporton noa.al.
Policia tha se sot rreth orës 02:50, në fshatin Llakatund të Vlorës, është dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse automjeti i shtetasit Igli Bimaj, 29 vjeç, banues në Shushicë, me detyrë administrator i njësisë administrative Shushicë, i parkuar afër banesës së tij.
Sakaq bëhet me dije se vetëm pak ditë më parë, 29-vjeçari ka pasur edhe konflikte fizike, ku disa banorë të zonës dyshohet se e kanë dhunuar.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






