Transmetuar më 19-10-2026, 09:42

Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez njoftoi sot dorëheqjen nga detyra, por duket se ajo nuk është e parevokueshme sepse pak minuta më pas Presidenti francez Emanuel Makron doli duke deklaruar se e refuzonte largimin e tij.

Vendimi i Nunez erdhi pas dhunës dhe plaçkitjeve të përhapura në të gjithë vendin gjatë protestave të fundjavës së kaluar.

Nunez i paraqiti dorëheqjen Macronit mes kritikave në rritje për trajtimin e trazirave nga autoritetet.

“Unë jam ministri i Brendshëm, jam përgjegjës për gjithçka që ndodh në terren”, tha ai për radion "France Inter", duke shpjeguar vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen. Nunez pranoi një "humbje kontrolli" nga policia në disa qytete dhe pranoi se kishte "mungesë parashikimi" në vendosjen e forcave të disponueshme të sigurisë.

Megjithatë, presidenti francez vendosi ta mbajë atë në detyrë, duke përmendur nevojën për vazhdimësi në komandën e forcave të sigurisë gjatë krizës aktuale, sipas një deklarate nga Pallati Elysee.

Trazirat, të cilat shpërthyen gjatë demonstratave të shtunën, lanë gati 1.000 policë të plagosur dhe rezultuan në rreth 2.400 arrestime, sipas shifrave zyrtare.

Përgjigjja e qeverisë është përballur me kritika nga disa liderë lokalë, përfshirë kryebashkiakët e Parisit, Marsejës dhe Limoges. Nunez pritet të vizitojë Marsejën, një nga qytetet më të goditura nga dhuna, ku autoritetet raportuan se deri në 30 mijë njerëz u përfshinë në plaçkitje të shtunën.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit