Transmetuar më 19-10-2026, 08:52

TIRANË — Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë një sërë paralajmërimesh dhe masash ndëshkuese ndaj protestuesve dhe familjeve të të miturve që marrin pjesë në tubimet e shoqëruara me përplasje ndaj forcave të rendit.

Kreu i ekzekutivit njoftoi se studentët e përfshirë në akte dhune ndaj policisë do të përballen me pasojat administrative, duke përfshirë heqjen e së drejtës për arsimim falas. Ndërkohë, për familjet e të miturve që dalin në rrugë, Rama paralajmëroi fatura të drejtpërdrejta financiare për dëmet e shkaktuara.

Lidhur me ndëshkimet administrative dhe financiare që priten ndaj protestuesve, Edi Rama deklaroi:

"Kush i është vënë këtij plani, do ta paguajë. I them familjeve të atyre të miturve, do të paguani, në rast se nuk do të mbani përgjegjësi për ata fëmijë. Nëse nuk dini t’i mbroni dhe i lini rrugëve, dhe nuk bëni rolin e mburojës së atyre që janë pas, fatura financiare do ju ndjekë deri në fund. Ju them studentëve që ikin nga shkolla për të dhunuar policinë, s’do të kthehen në shkollë normalisht pa pasoja administrative për ta. Nuk do të ketë arsim falas për ata studentë që dalin dhe dhunojnë policinë."

Paralajmërimet e kryeministrit vijnë në vijim të tensioneve të larta në kryeqytet, ku ditët e fundit janë regjistruar përplasje të ashpra mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit