

TIRANË — Sopranoja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, ka reaguar përmes një mesazhi publik në rrjetet sociale lidhur me situatën e tensionuar në vend, pas protestave studentore që janë shoqëruar me përplasje fizike dhe ndërhyrje të forcave të policisë.
Artiroja e mirënjohur ka bërë thirrje të fortë për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe shmangien e përshkallëzimit të tensioneve drejt përçarjes shoqërore. Jaho theksoi se jeta dhe dinjiteti njerëzor duhet të jenë mbi çdo bindje politike apo interes, duke nënvizuar se fëmijët meritojnë të rriten në një Shqipëri ku mospajtimet nuk shndërrohen në konflikt.
Lidhur me përplasjet në shesh dhe nevojën për vetëpërmbajtje, Ermonela Jaho deklaroi:
"Stop vëllavrasjes. Jemi të gjithë bij nënash. Secili prej nesh ka qenë një foshnjë në krahët e dikujt, një shpresë, një lutje. Përpara çdo bindjeje e çdo ndarjeje, jemi njerëz. Ta kujtojmë këtë kur shohim njëri-tjetrin në sy. Asnjë zemërim, asnjë interes nuk vlen më shumë se jeta dhe dinjiteti njerëzor. Ndaleni dhunën. Mos e shtyni vendin tonë drejt luftës civile. Fëmijët tanë meritojnë të rriten pa frikë, në një Shqipëri ku mospajtimi nuk na bën armiq."
Mesazhi i sopranos vjen si një apel humanitar në një kohë kur reagimet publike ndaj trazirave dhe ndërhyrjeve të policisë janë shumuar nga figura të njohura të artit dhe shoqërisë civile.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






