

TIRANË — Kryeministri Edi Rama ka vazhduar sulmet e ashpra ndaj opozitës dhe Partisë Demokratike, duke i akuzuar forcat opozitare se po përdorin të miturit si "mish për top" dhe po pengojnë punën e Policisë së Shtetit.
Kreu i qeverisë pretendoi se opozita i ka dhënë strehim politik protestuesve me maska, ndërsa hodhi akuza të rënda duke deklaruar se kundërshtarët e tij politikë shpresojnë te përshkallëzimi i dhunës me pasoja fatale për të krijuar paralele politike.
Lidhur me veprimet e opozitës dhe pretendimet për shfrytëzimin e të miturve në shesh, Edi Rama deklaroi:
"Ata që mbrëmë u dhanë strehim politik, duke bërë të njëjtën gjë edhe kur ishin në kohë të tjera, refuzimin për ta lënë Policinë të bëjë punën e vet. Por nuk kishin deri në fund kurajën të bënin këtë që po bëjnë sot. U gjetën të miturit, që merren dhe vihen përpara me shufra hekuri dhe çohen atje mish për top, duke ëndërruar që një polici t’i shpëtojë dora dhe t’i marrë jetën një të mituri, që pastaj të justifikohet e keqja edhe më e madhe. Duke ëndërruar që të kthehet këtu prapë 21 Janari, për të bërë shenjën e barazisë mes meje dhe nesh, që e kemi sjellë Shqipërinë deri këtu dhe e kemi ndërruar faqen e këtij vendi dhe e kemi ngritur dinjitetin e këtij vendi, me ata që në bulevard i vrisnin protestuesit."
Deklaratat e kreut të ekzekutivit vijnë në vijim të qëndrimeve të tij radikale mbi situatën e krijuar nga protestat masive në kryeqytet.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






