Transmetuar më 19-10-2026, 08:34

TIRANË — Kryeministri Edi Rama ka vijuar me retorikën e tij të ashpër ndaj protestuesve që prej ditësh janë ngritur në tubime në kryeqytet dhe rrethe, duke përdorur tonet më të rënda të përdorura deri më sot kundër të rinjve në shesh.

Kreu i ekzekutivit i cilësoi manifestuesit që mbajnë maska si "qenie të verbra" dhe njerëz pa arsimim, ndërsa pretendon se lëvizja e tyre po ndikohet nga shërbime të huaja, Rusia dhe organizata radikale ndërkombëtare.

Lidhur me qëndrimin e tij ndaj protestuesve dhe sfondit ideologjik të trazirave, Edi Rama deklaroi:

"Në asnjë nga këto vende asnjë parti politike nuk ka dalë të mbajë anën e dhunuesve. Pas maskave, nuk ka studentë, por ka vetëm qenie të verbra, njerëz pa shkollë, njerëz që nuk dinë as nga vijnë, as nga shkojnë. Të cilët adhurojnë molotovin, rrëmujën dhe kaosin, dhe pastaj u turren dyqaneve. Si mund të përkrahet, adhurohet kjo masë që ka nevojë për psikolog. Këto përdoren nga Antifa, nga shërbime të huaja dhe armiqtë e Shqipërisë. Rusia nuk është aleat i Shqipërisë, që e do Shqipërinë me ekonomi, që e do në BE. Nuk është rastësi që babai ideologjik i Putinit përshëndet popullin shqiptar. Të rinjtë e kësaj nuk duan paqe por përmbysje, janë të rinj të idealizuar nën frymëzimin e asaj force të errët e të re që është shfaqur në Europë, që Trump e ka shpallur organizatë terroriste. Kjo nuk do të thotë që të rinjtë që mendojnë se jeta është TikTok, dhe me TikTok dhe pa lidhur dot 7 fjalë bashkë do të bëjnë Shqipërinë. Janë pengje të një fryme dhe ideologjie të re që ka vetëm një mision: Shkatërro, rrëno gjithçka, bëje rrafsh sepse do ta nisim nga e para."

Deklaratat e kryeministrit vijnë në një kohë kur përplasjet mes forcave të policisë dhe protestuesve kanë shënuar nivelet më të larta të tensionit në vend.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit