

Një valë e gjerë protestash sociale dhe politike ka përfshirë disa nga vendet kryesore të Bashkimit Evropian, përfshirë Francën, Italianë, Gjermaninë dhe Spanjën, të nxitura nga rritja e kostos së jetesës, shtrenjtimi i karburantit, kriza e strehimit dhe përkeqësimi i shërbimeve publike.
Franca mbetet vendi më i prekur, ku rreth 700 mijë persona morën pjesë në demonstratat e fundjavës dhe më shumë se 1,800 protestues u arrestuan, ndërsa në Limoges një godinë historike u përfshi nga flakët. Trazira u regjistruan edhe në Itali, veçanërisht në Milano ku policia përdori gaz lotsjellës pranë Katedrales Duomo, si dhe në Gjermani ku mbi 45 mijë të rinj demonstruan në rreth 100 qytete.
Përpos pakënaqësive sociale, ekspertët e sigurisë evropiane ngrenë shqetësimin se kjo klimë destabilizimi po shfrytëzohet edhe në kuadër të luftës hibride përmes desinformimit dhe sulmeve kibernetike, me synim thellimin e ndasive shoqërore dhe zbehjen e besimit te institucionet publike.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






