

Një projektligj i ri i propozuar nga qeveria shqiptare "Për mbrojtjen e konsumatorit" parashikon ashpërsim të ndjeshëm të masave ndëshkuese administrative ndaj bizneseve, duke 6-fishuar gjobën maksimale nga 100 mijë në 600 mijë lekë.
Sipas nismës ligjore, Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen e Konsumatorit (AKMK) do të ketë të drejtë të vendosë gjoba nga 300 mijë deri në 600 mijë lekë për shkelje që lidhen me praktikat e padrejta tregtare, publicitetin çorientues, kushtet e padrejta në kontrata apo cenimin e të drejtave të konsumatorëve. Rrethana rënduese do të konsiderohen praktikat agresive të marketingut gjatë vizitave të paplanifikuara në banesa apo ekskursioneve promovuese.
Dokumenti specifikon si shkelje edhe mashtrimet me çmime e përfitime imagjinare, pretendimet e rreme për aftësi shëruese të produkteve, mashtrimet me ofertat "falas", si dhe ndryshimet e njëanshme të kushteve të kontratave dhe normave të interesit të kredive pa pëlqimin e konsumatorit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






