

Vala e protestave dhe përplasjeve të dhunshme ka përfshirë edhe Italinë, ku vetëm gjatë orëve të fundit në Milano janë kryer rreth 160 arrestime nga forcat e sigurisë.
Sipas raportimeve të medieve vendase, rreth 80% e personave të ndaluar janë të mitur, ndaj të cilëve pritet të ngrihet ndjekje penale për shkaktim dëmesh materiale dhe rezistencë ndaj efektivëve të rendit. Trazirat përfshinë rrugën tregtare "Via Torino" dhe zonën e qendrës, ku grupe të rinjsh dëmtuan fasadat e dyqaneve, plaçkitën objekte tregtare dhe bllokuan rrugët me koshash mbeturinash.
Si masë paraprake sigurie, autoritetet vendosën mbylljen e stacionit të metrosë në "Piazza Duomo", ndërsa nga përplasjet mbetën të plagosur edhe disa punonjës policie që ndërhynë për vënien e situatës nën kontroll.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






