

Sipas të dhënave të Censit 2023 nga INSTAT dhe krahasimeve me Eurostat, Shqipëria ka regjistruar një shifër prej 43.2% të të rinjve të moshës 25–34 vjeç me arsim të lartë, duke kaluar minimalisht mesataren e Bashkimit Europian prej 43.1%.
Treguesi e rendit Shqipërinë dukshëm më lart se vendet e rajonit si Serbia (34.7%), Maqedonia e Veriut (32.3%) dhe Bosnjë-Hercegovina (26.6%), si dhe përpara shteteve të BE-së si Italia (30.6%) dhe Gjermania (37.9%).
Pavarësisht këtij niveli të lartë shkollimi në letër, tregu vendas i punës dhe niveli i pagave mbeten shumë larg standardeve europiane.
Si pasojë, vendi po përballet me një rrjedhje masive të kapitalit njerëzor, ku sipas të dhënave të BERZH-it rreth 23% e shqiptarëve me arsim të lartë jetojnë e punojnë jashtë vendit, kryesisht në sektorët e shëndetësisë dhe teknologjisë së informacionit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






