Transmetuar më 18-10-2026, 22:52

Përfundimi i protestës maratonë prej rreth 10 orësh në Tiranë është shoqëruar me ndërhyrjen e mjeteve të rënda në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku fadromat kanë nisur heqjen e gurëve dhe pllakave të mbetura të trotuarit për të parandaluar përdorimin e tyre në tubimet e ardhshme.

Dita e gjashtë e protestave u karakterizua nga përshkallëzimi i akteve të dhunës, përplasjeve të ashpra me forcat e rendit dhe incidenteve të rënda si djegia e pjesshme e Komisariatit nr. 3, ku mbetën të lënduar 10 efektivë policie.

Në orët e vona të mbrëmjes, Policia e Shtetit dha sqarime edhe për incidentin pranë selisë së Partisë Demokratike, duke deklaruar se përdorimi i gazit lotsjellës erdhi pasi persona të maskuar u futën në oborrin e godinës për t’i shpëtuar ndjekjes, teksa vijonin sulmet me molotovë ndaj uniformave blu.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit