

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht pas akuzave të opozitës lidhur me përdorimin e lëndëve lotuese pranë selisë së Partisë Demokratike, duke sqaruar se veprimi erdhi si përgjigje ndaj sulmeve të përsëritura me bomba molotov.
Sipas njoftimit zyrtar të uniformave blu, një grup protestuesish të maskuar dhe të dhunshëm është futur në ambientet e jashtme të godinës së PD-së për t’i shpëtuar ndjekjes dhe kapjes nga shërbimet e rendit, duke vijuar goditjen e efektivëve nga oborri i selisë.
"Shërbimet e Policisë iu përgjigjën sulmit me molotovë nga ana e protestuesve të dhunshëm me gaz lotsjellës", thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






