

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar bilancin zyrtar të të lënduarve gjatë përplasjeve të regjistruara sot në Tiranë, ku numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore ka arritur në 28 vetë.
Sipas të dhënave zyrtare deri në orën 21:00, në Spitalin Universitar të Traumës janë trajtuar 23 persona, mes të cilëve 17 efektivë policie, 1 protestues i mitur, 1 përfaqësuese e medias dhe 4 kalimtarë. Ndërkaq, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kanë marrë ndihmë mjekësore edhe 5 të lënduar të tjerë, nga të cilët 2 efektivë policie dhe 3 protestues.
Autoritetet shëndetësore bënë të ditur se pjesa më e madhe e të lënduarve janë larguar pas marrjes së mjekimit të nevojshëm, ndërsa vetëm dy efektivë policie vijojnë trajtimin në urgjencë dhe përfaqësuesja e medias është shtruar për ekzaminime të mëtejshme me gjendje shëndetësore të stabilizuar.
Nga nisja e protestave më 13 tetor e në vijim, numri i përgjithshëm i personave që kanë marrë trajtim spitalor ka arritur në 14, përfshirë 5 efektivë policie, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare, ndërsa strukturat spitalore vijojnë të jenë në prgatitje të plotë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






