Transmetuar më 18-10-2026, 21:13

Tensionet në kryeqytet janë zhvendosur pranë selisë qendrore të Partisë Socialiste rreth orës 20:54, ku një grup protestuesish i ardhur nga zona e Kryeministrisë ka sulmuar godinën me gurë dhe lëndë djegëse molotov.

Për të mbrojtur institucionin dhe për të zmbrapsur turmën, forcat e policisë kanë ndërhyrë duke përdorur sasi të konsiderueshme gazi lotsjellës dhe plumba plastikë.

Përdorimi i lëndëve lotuese ka detyruar protestuesit të largohen nga perimetri i selisë rozë, duke u shpërndarë në disa drejtime kryesore, përfshirë Rrugën e Kavajës, zonën pranë Bankës së Shqipërisë dhe Katedralen Ortodokse.

Mësohet se situata pranë selisë së PS-së është qetësuar pas largimit të demonstruesve, ndërsa forcat e rendit vijojnë patrullimin në rrugët lidhëse të kryeqytetit për të parandaluar riorganizimin e grupeve të dhunshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit