

Milani i është rikthyer fitores në Serie A pasi mposhti Atalantën me rezultatin 3-2 në "San Siro", gjatë javës së shtatë të kampionatit italian, në një përballje që u kthye në drithëruese gjatë minutave të fundit.
Kuqezinjtë krijuan një avantazh të sigurt prej tre golash me anë të Gonçalo Ramos nga pika e bardhë në minutën e 24-t, Adrien Rabiot në të 43-tën dhe Gilës në minutën e 57-të. Francezi Rabiot ishte protagonist kryesor i takimit me gol dhe asist, ndërsa Ramos përjetoi një ndeshje me dy fytyra pasi shpërdoroi një penallti të dytë në pjesën e dytë.
Pavarësisht disavantazhit të thellë, Atalanta reagoi fuqishëm në gjysmëorën e fundit të lojës duke shkurtuar diferencën me golat e Gaetanos dhe Krstoviçit, por vendasit arritën të mbronin avantazhin minimal deri në vërshëllimën përfundimtare.
Me këtë triumf, Milani ngjitet në kuotën e 15 pikëve në renditjen e përgjithshme, ndërsa bergamaskët mbeten në kuotën e 9 pikëve.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






