Transmetuar më 18-10-2026, 20:31

Kryetari i Komitetit Austriak për Zgjerimin e NATO-s dhe kandidati për president i Austrisë për vitin 2028, Günther Fehlinger-Jahn, i ka bërë një propozim publik kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të dorëhiqet nga detyra dhe të vendoset në Vjenë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Fehlinger ka propozuar një marrëveshje për largimin e tij nga politika me qëllim lehtësimin e një tranzicioni paqësor në Shqipëri.

Sipas planit të propozuar prej tij, kreu i qeverisë shqiptare duhet të largohet menjëherë nga postet drejtuese, të tërhiqet përgjithmonë nga jetës politike dhe të vendoset në Austri.

Fehlinger ka përmendur gjithashtu mundësinë e negociimit të mbrojtjes nga ndjekja penale brenda kuadrit ligjor, duke sqaruar se ky përbën një propozim personal politik dhe jo një marrëveshje zyrtare imuniteti, ndërsa u ka bërë thirrje autoriteteve austriake ta shqyrtojnë këtë mundësi.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit