

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka reaguar zyrtarisht pas sulmit me lëndë djegëse dhe sende të forta ndaj Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë, ku mbetën të plagosur dhjetë punonjës policie.
Sipas deklaratës së Hitës, persona të maskuar hodhën bomba molotov, lëndë piroteknike, gurë dhe sfera metalike në drejtim të godinës, duke rrezikuar edhe personat e shoqëruar që ndodheshin brenda ambienteve. Ai sqaroi se efektivët e lënduar nuk kishin qenë të angazhuar në terren gjatë ditëve të mëparshme të protestave.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nëvizoi se strukturat hetimore po punojnë për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në këto aktet violente për t’i nxjerrë përpara drejtësisë, ndërsa u bëri thirrje protestuesve paqësorë të distancohen nga aktet e dhunës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






