

Ish ministri i Drejtësisë Spartak Ngjela, në një apel publik të bërë sonte, vlerëson se "dorëheqja e kryeministrit Edi Rama sot është domosdoshmëri historike".
Juristi i njohur evidenton se gjendja është e shumë rëndë sot për Shqipërinë dhe pohon se protesta e rinise studentore është shumë e fortë.
Ndërsa shton: Rinia ështe rini!
Pyetja thelbësore është kjo:
Shqipëria apo Rama?
Dorëheqja e Edi Ramës apo shkatërrimi i Shqipërisë?
Shqipëria është në rrezik kombëtar dhe drejt shkatërrimit.
Këtë gjendje e shpëton vetëm dorëheqja e kryeministrit Rama.
Prandaj..
Nëse Edi Rama nuk jep dorëheqjen si kryeministër brenda datës së sotme, përgjegjësia e tij do të jetë shumë e madhe në organet gjyqësore, si çështje me akuzë penale, e ngritur kundër tij në SPAK".
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






