

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, i është përgjigjur deklaratave të Kryeministrit Edi Rama lidhur me pretendimet për përfshirjen e Rusisë dhe Iranit në protestat që po zhvillohen në Shqipëri.
Përmes një reagimi zyrtar të shpërndarë nga Ambasada Ruse në Tiranë, diplomacia ruse ka hedhur poshtë pretendimet për ndërhyrje të huaj, duke ia atribuar protestat pakënaqësisë së vetë qytetarëve shqiptarë.
"Jo, Edi Rama, janë qytetarët e vendit tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë dhe ju nuk duhet t’ua hidhni fajin të tjerëve. Zgjidhini vetë problemet tuaja të brendshme.", deklaron Zakharova.
Përplasja mes Tiranës dhe Moskës vjen pas pretendimeve të Kryeministrit Rama se aktorë të jashtëm po përpiqen të pengojnë rrugën evropiane të Shqipërisë.
Ndërkaq, situata në terren vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa debati mbi shkaqet dhe përgjegjësit e tensioneve ka marrë përmasa të reja diplomatike.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






