

Gazetari Marin Mema në një opinion të publikuar në faqen e tij në Facebook, vlerëson se zëri i popullit nuk duhet injoruar!
Mema shpjegon se "zhgënjimi 35-vjeçar nga politika ka sjellë një frustrim të madh" dhe shton:
"Studentët janë forca dhe e ardhmja e këtij vendi… çdo qytetar i ndershëm, nëna e baballarë, pensionistë, inxhinierë, mjekë, ushtarakë, puntorë të zakonshëm, të gjithë, duhet të dëgjohen e trajtohen me dinjitet.
Zëri i tyre është vlerë, mirëqenia e tyre detyrim. Është koha që politika të dëgjojë, të reflektojë dhe të marrë vendime të rëndësishme që situata të mos përshkallëzohet!
Nuk duhet të ndodhë njëjtë si në ato muaj protesta… ku pati vetëm shpërfillje!".
Gazetari Marin Mema pohon më tej se çdo shqiptari të vërtetë i dhemb Shqipëria, jo për karrige e pozita, por sepse është vendi ynë!
Më tej ai vazhdon: "Karrigia e gjithkujt është e parëndësishme në raport me të ardhmen e vendit dhe atë që po kalojmë. Ti lëmë një moment përballjet me njëri-tjetrin e të mendojmë se çfarë i duhet Shqipërisë! Ka nevojë për qartësi, vizion, ndershmëri, mendim dhe ndryshim për mirë! Nuk i duhen Shqipërisë plagë! Nuk i duhen!"
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






