Transmetuar më 18-10-2026, 18:55

Demokratët Evropianë kanë reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me protestat masive studentore që po zhvillohen prej disa ditësh në Shqipëri, duke kundërshtuar pretendimet se tubimet po rrezikojnë perspektivën evropiane të vendit.

Përmes një deklarate të shpërndarë në rrjetet sociale, të shoqëruar me sloganin "Shqipëria në BE, pa Edi Ramën", organizata ndërkombëtare thekson se përgjegjësia për rreziqet ndaj procesit të integrimit nuk u përket protestuesve, por reagimit të pushtetit.

Në deklaratën e tyre zyrtare, Demokratët Evropianë nënvizojnë:

"Nuk janë studentët ata që po vënë në rrezik të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Është arroganca dhe represioni i një qeverie që refuzon të dëgjojë qytetarët e saj."

Reagimi vjen në një moment kur tensionet në kryeqytet kanë arritur nivelin më të lartë, ndërsa vëmendja ndërkombëtare po ndjek me shqetësim veprimet e autoriteteve ndaj revoltuarve në terren.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit