

Një pako me lëndë eksplozive është vendosur në mjediset e televizionit MCN në Tiranë, raporton noa.al duke cituar policinë e Tiranës.
Ajo tha se sot rreth orës 14:10, punonjësit e televizionit MCN në administrim nga Endri Meksi, kanë njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë se kishin gjetur një pako të dyshimtë në tarracën e godinës, në Rrugën e Vilave, në Lundër.
Më tej në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe njësia antieksploziv e Renea-s.
Ata kanë konstatuar se brenda pakos ndodhej një granatë e vjetër, me kapsollë mekanike.
Ekspertët e Njësisë antieksploziv bënë shpërthimin e kontrolluar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






