Transmetuar më 18-10-2026, 18:30

Të paktën shtatë persona kanë mbetur të plagosur në shkallë të ndryshme nga zjarri që përfshiu Komisariatin nr 3 të policisë së Tiranës.

Një zyrtar policie në vendngjarje tha se janë shtatë persona të lënduar duke theksuar se janë punonjës policie.

Dy autoambulanca erdhën në vendngjarje dhe morën 2 të lënduar. Pak më pas mjete të tjera ambulance morën edhe pesë persona të tjerë.

Një punonjës policie që ndodhet jashtë komisariatit u tha gazetarëve që po transmetojnë drejtpërdrejt se janë shumë policë të lënduar nga zjarri në komisariat.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit