

Situatë tejet e rënduar në këto momente te rruga Mine Peza, kanë marrë flakë Drejtoria e Burgjeve, Komisariati nr 3 dhe mjediset e paraburgimit që ndodhen aty.
Sapo ka mbërritur një makinë zjarrfikëse.
Është e paqartë si nisi zjarri. Në flakë janë edhe disa kontenierë mbeturinash.
Dyshime për persona të plagosur, bashkëpunëtori i noa.al raporton se po nxirren dy persona të lënduar.
Kanë mbërritur makina ambulance që po marrin të plagosurit, janë punonjës policie.
Dyshimet janë se zjarri shpërtheu nga shishe molotovi të hedhura nha disa protestues.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






