

Një tjetër përplasje e fortë është regjistruar pranë Sheshit “Skënderbej” në Tiranë, ku si pasojë e përleshjeve kanë mbetur të dëmtuar një qytetar dhe një efektiv i Policisë së Shtetit.
Nga pamjet në terren, protestuesi shfaqet i gjakosur dhe i shtrirë në tokë, ndërsa efektivi i policisë ka pësuar lëndime me shenja të dukshme gjaku në fytyrë.
Mbeten ende të paqarta rrethanat e sakta dhe mjetet me të cilat janë shkaktuar plagosjet e të dy personave.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






