Transmetuar më 18-10-2026, 17:44

Një incident i radhës është regjistruar rreth orës 17:30 të ditës së sotme në Sheshin "Skënderbej" në Tiranë, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit kanë arritur pikën më të lartë të tensionit.

Gjatë përballjes së drejtpërdrejtë, grupe protestuesish kanë hedhur molotov në drejtim të kordonit të efektivëve të Policisë së Shtetit.

Si pasojë uniforma e njërit prej efektivëve të policisë ka marrë flakë në mes të turmës, ndërsa kolegët e tij kanë ndërhyrë për të fikur zjarrin dhe për t’i dhënë ndihmën e nevojshme.

Situata në sheshin qendror të kryeqytetit vijon të jetë jashtëzakonisht e tensionuar, me forcat e policisë që po përpiqen të zmbrapsin sulmet dhe të shpërndajnë turmën e mbledhur.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit