Transmetuar më 18-10-2026, 17:29

Skenat e kaosit në rrugët kryesore pranë qendrës së Tiranës kanë vijuar edhe gjatë pasdites së sotme, ku pas shpërndarjes nga Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", protestuesit janë zhvendosur përgjatë bulevardit "Zogu i Parë".

Gjatë lëvizjes në këtë aks, persona të maskuar kanë sulmuar dhe thyer xhamat e disa bizneseve private. Në të njëjtin bulevard, protestuesit kanë ndaluar edhe një autoambulancë që po kalonte në zonë, duke ushtruar kontroll mbi mjetin shëndetësor për të verifikuar se çfarë po transportonte.

Përveç kësaj, koshave të mbeturinave u është vënë flaka dhe janë vendosur si barrikada në mes të rrugës për të bllokuar qarkullimin.

Rreth orës 16:45, turmat e protestuesve kanë nisur rigrupimin e tyre në qendër të kryeqytetit, pranë Sheshit "Skënderbej".

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit