

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masat e sigurisë për 22 të rinjtë e ndaluar nga forcat e rendit gjatë ditës së parë të protestave të zhvilluara në qytetin bregdetar.
Sipas të dhënave të bëra me dije nga avokatët mbrojtës, trupi gjykues ka caktuar masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për katër prej të ndaluarve, ndërsa për 18 të tjerët është vendosur masa "detyrim për t’u paraqitur" pranë policisë gjyqësore.
Të gjithë të rinjtë e përfshirë në këtë procedim do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë apo nën masat e përcaktuara të sigurisë, në kuadër të hetimit për ngjarjet e zhvilluara gjatë tubimeve në Durrës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






