Transmetuar më 18-10-2026, 17:04

Ivan Gvozdenoviç nuk do të jetë më trajner i Elbasanit, pasi ka vendosur të japë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës pas humbjes 2-1 kundër Skënderbeut. Tekniku serb formalizoi largimin e tij pas ecurisë negative në këtë fillim sezoni, ku verdheblutë kanë grumbulluar vetëm një fitore në shtatë javët e para të kampionatit.

I pyetur mbi të ardhmen e tij, trajneri deklaroi shkurtimisht se ka marrë vendimin për t’u larguar nga stoli i ekipit:

"Unë jap dorëheqjen tani, do të presim pak dhe pastaj flasim", u shpreh Ivan Gvozdenoviç.

Gvozdenoviç e mori drejtimin e Elbasanit në dhjetor të vitit 2024, periudhë gjatë së cilës e udhëhoqi skuadrën deri në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2024-2025. Drejtuesit e klubit verdheblu pritet të zyrtarizojnë ndërprerjen e bashkëpunimit dhe të përcaktojnë pasuesin në stol për vazhdimësinë e kampionatit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit