

Kryeministri Edi Rama ka anuluar vizitën zyrtare në Austri, ku ishte planifikuar të takohej me kancelarin austriak Christian Stocker.
Lajmi është raportuar nga mediat austriake, sipas të cilave anulimi i takimit është bërë me kërkesë të palës shqiptare.
Takimi mes dy drejtuesve ishte parashikuar të zhvillohej të hënën, më 19 tetor, në Vjenë, ku Rama pritej të zhvillonte një vizitë zyrtare.
Sipas gazetës austriake Der Standard, Kancelaria Federale e Austrisë ka konfirmuar anulimin, ndërsa ende nuk është bërë publik një shpjegim zyrtar për arsyet e këtij vendimi.
"Të hënën, kryeministri shqiptar Edi Rama ishte planifikuar të takohej me kancelarin austriak Christian Stocker (ÖVP) në Vjenë. Ky takim tani është anuluar nga pala shqiptare," njoftoi Kancelaria Federale të dielën pasdite.
Anulimi vjen në një moment tensionesh të forta politike dhe protestash në Shqipëri. /noa.al
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






