

Situata në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" është përshkallëzuar sërish në tensione të larta, ku protestuesit kanë shtyrë blloqe të mëdha betoni në drejtim të kordonit të efektivëve të policisë.
Përplasjet e menjëhershme kanë krijuar skena kaotike në të gjithë perimetrin e sigurisë përpara godinës së Kryeministrisë.
Forcat e rendit kanë ndërhyrë me autobotë uji me presion dhe kanë hedhur sasi të konsiderueshme gazi lotsjellës për të prapsur dhe shpërndarë protestuesit.
Përplasjet dhe përballja mes palëve vijojnë në aksin qendror të kryeqytetit, ndërsa situata mbetet mjaft e tensionuar.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






