Transmetuar më 18-10-2026, 15:31

Pas ndërhyrjes së forcave të policisë për shpërndarjen e turmës nga Rruga e Durrësit, protestuesit janë zhvendosur rreth orës 15:30 drejt hyrjes së Rrugës së Dibrës në kryeqytet.

Përpara vendosjes në këtë aks, grupe protestuesish sulmuan me gurë selinë qendrore të Partisë Socialiste, duke dëmtuar dhe thyer xhamat e derës kryesore të godinës.

Po ashtu, pranë zonës së "Ushtarit të Panjohur", protestuesit zhvendosën disa kazanë mbeturinash në mes të rrugës dhe u vunë flakën atyre, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve dhe duke krijuar vatra të reja tensioni. Forcat e rendit po vijojnë veprimet në terren për menaxhimin e situatës dhe shpërndarjen e pikave të revoltës.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit