

Sportistja e re nga Elbasani, Ana Kokoneshi, ka arritur një tjetër sukses në karrierën e saj sportive duke u shpallur kampione në turneun ndërkombëtar të pingpongut "Gani Maloku", i cili u zhvillua në qytetin e Ferizajt në Kosovë.
Në këtë veprimtari sportive, ku morën pjesë lojtarët më të mirë të pingpongut nga i gjithë rajoni, Kokoneshi dominoi garën në kategorinë e moshave U13. Përmes një paraqitjeje bindëse, sportistja e re siguroi vendin e parë dhe medaljen e artë, duke i shtuar një tjetër trofe të rëndësishëm koleksionit të saj të arritjeve sportive.


Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






