

Një ngjarje me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në rrethrrotullimin e Shëngjinit në Lezhë, ku një drejtues taksie është goditur me mjet prerës.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, i dëmtuari është shtetasi Aleks Marleka, 50 vjeç, i cili ka njoftuar menjëherë autoritetet se është goditur me thikë në zonën e barkut nga shtetasi Ndoc Nogaj,, 65 vjeç.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal për ndihmë mjekësore, ku sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:08, është marrë njoftim nga shtetasi A. M., 50 vjeç, banues në Lezhë, me profesion taksist, se në rrethrrotullimin e Shëngjinit është goditur me mjet prerës (thikë) në bark nga shtetasi N. N., 65 vjeç.
50-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar, shtetasi N. N., 65 vjeç, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është shpallur në kërkim.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të motivit të ngjarjes, si dhe për kapjen e autorit të dyshuar.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






