Transmetuar më 18-10-2026, 15:11

Lezhë – Një burrë ka mbetur i plagosur sot pasi u qëllua me thikë në bark, raporton noa.al.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:08. Policia tha se është marrë njoftim nga shtetasi Aleksandër Marleka 50 vjeç, banues në Lezhë, me profesion taksist, se në rrethrrotullimin e Shëngjinit është goditur me mjet prerës (thikë) në bark nga shtetasi Ndoc Nogaj, 65 vjeç.

50-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi Ndoc Nogaj, 65 vjeç, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është shpallur në kërkim.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të motivit të ngjarjes, si dhe për kapjen e autorit të dyshuar.

Foto arkiv

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit