

Përditësim i drejtpërdrejtë
15:54 – Policia është duke përdorur doza të mëdha gazi lotsjellës dhe ujë me presion për të larguar protestuesit nga bulevardi pranë Kryeministrisë.
Mbidozë toksike që ka efekt negativ shëndetësor dhe po përdoret pa kriter, ka sprapsur deri diku protestuesit.
Momentalisht ata janë grumbulluar në rrugë anësore dhe një pjesë gjenden në unazë pranë lumit Lanë dhe Parkut Rinia ku gjendet kompleksi Tajvani.
15:46 – Tension pranë Kryeministrisë, protestuesit qëllojnë me gurë autobotët e ujit, policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë. Policia ndjek protestuesit dhe arreston disa prej tyre.
15:34 – Protestuesit braktisin selinë e PS, shkojnë te zyra tjetër e Ramës
Përplasja te selia e Partisë Socialiste zgjati disa minuta dhe pak më parë, protestuesit u larguan prej saj.
Ata duket se janë më të organizuar dhe më të përgatitur. Pjesa më e madhe e tyre janë të pajisur me maska nga më të ndryshmet, kanë xhepa ose çantëza ku mbajnë gurë dhe ndërkohë ç’të gjejnë në rrugë e përdorin si mjet për ta hedhur.
Disa madje kanë edhe parzmore të sajuara, e tek-tuk edhe nga pajimet mbrojtëse prej peçikllazi që duket se ua kanë marrë policëve gjatë konfrontimeve.
Protestuesit kanë nisur të hedhin gurë dhe kapsolla drejt efektivëve të Policisë, të cilët gjenden të rreshtuar në krye të bulevardit.
Policët janë përgjigjur menjëherë me gaz lotsjellës. Momentalisht autobotët me ujë janë vënë në përdorim duke bërë kështu një kokteil sulmi ndaj protestuesve. Po hidhen edhe plumba gome mbi protestuesit.
15:00 – Disa protestues kanë hedhur gurë drejt selisë së PS-së
Protestuesit sulmojnë selinë e PS, nga brenda saj dalin një grup mjilitantësh socialistë, kryesisht punonjës të administratës, me shkopa dhe gurë dhe u lëshohen nga pas.
Gjithçka ndodhi kur disa protestues u afruan te godina qendrore e Partisë Socialiste dhe nisën të hedhin gurë në drejtim të saj.
Një pjesë e portës kryesore është dëmtuar e po ashtu janë thyer disa xhamat.
Forca të shumta policore u gjendën aty dhe nisën të hedhin gaz lotsjesllës duke arritur të largojnë protestuesit.
14:44 – Situata te ministria e Arsimit ishte e nderë për afro një orë siç shihni këto pamje që ju sjell noa.al.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






