Transmetuar më 18-10-2026, 14:16

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka filluar dhënien e vendimeve të para për masat e sigurisë ndaj personave të ndaluar gjatë përplasjeve të ditëve të fundit në kryeqytet, duke caktuar deri më tani vendimet për 38 prej tyre.

Për 21 të mitur të përfshirë në procedim, trupi gjykues ka caktuar masën e sigurisë "mbikëqyrje familjare", ndërsa për tre të mitur të tjerë është vendosur masa "detyrim për t’u paraqitur". Për pjesën tjetër të të rriturve të shqyrtuar deri tani, gjykata ka caktuar masën "detyrim paraqitjeje" për 12 persona, "ndalimi i qëndrimit" për njërin prej tyre, si dhe masa e "arrestit në shtëpi" për një protestues tjetër.

Procesi gjyqësor po vijon me ritme të shpejta, ndërsa pritet që gjatë orëve në vijim të dalin para trupit gjykues më shumë se 70 personat e tjerë të arrestuar gjatë përplasjeve në bulevard.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit