Transmetuar më 18-10-2026, 14:08

Përditësim: Identifikohet burri që u gjet i pajetë në lumin Lanë

Gjendet i pajetë një burrë rreth 50 vjeç pranë lumit Lanë në Tiranë.

Sot rreth orës 12:56, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në lumin Lanë, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se ky burrë, në gjendje të dehur, është zhveshur dhe është hedhur në Lanë, ku ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e vdekjes apo rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë pritet të dërgohet në Mjekësinë Ligjore për t’i nënshtruar ekspertizës përkatëse.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit