Transmetuar më 18-10-2026, 13:37

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka bërë me dije bilancin e dëmeve materiale të shkaktuara ndaj sektorit financiar dhe pronës private gjatë protestave të ditëve të fundit në kryeqytet dhe në shkallë vendi.

Përmes rrjeteve sociale ministrja nënvizoi se, ndonëse kërkesat e studentëve duhet të dëgjohen me seriozitet, aktet e vandalizmit po cënojnë drejtpërdrejt shërbimet bazë për qytetarët dhe bizneset.

“Në emër të protestës studentore, prej ditësh po dëmtohen biznese, prona dhe veçanërisht degë bankare e bankomate. 38 degë bankare dhe 42 ATM të dëmtuara në të gjithë vendin, duke cenuar shërbimet e përditshme për qytetarët dhe bizneset.

Askush nuk fiton nga kjo dhunë, pasojat do t’i vuajnë të gjithë. Kjo situatë duhet të marrë fund!”, deklaroi Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit