

Ka nisur grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit, në ditën e gjashtë të protestës së studentëve, të cilëve u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë.
Edhe këtë të diel, të rinjtë janë mbledhur pranë institucionit, duke mbajtur në duar flamuj kombëtarë dhe duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Një prej pjesëmarrësve, në shenjë revolte, grisi certifikatën e marrë si fitues i Olimpiadës së Historisë.
Përpara këtij veprimi, i riu u bëri thirrje i bëri thirrje policisë të mos ushtrojë dhunë ndaj studentëve, ndërsa u kërkoi edhe këtyre të fundit të mos përdorin dhunë ndaj policisë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






