Transmetuar më 18-10-2026, 12:04

Gjykata e Lartë dhe Ministria e Arsimit kanë vendosur mbrojtëse metalike në dyer dhe dritare, në përpjekje për të parandaluar dëmtimet e mundshme gjatë protestës së radhës. Masat vijnë pas incidenteve të dhunshme të regjistruara në ditët e fundit

TIRANË, 18 tetor 2026 – Në prag të protestës së gjashtë që pritet të zhvillohet në kryeqytet, disa institucione publike kanë shtuar masat e sigurisë, duke përforcuar hyrjet dhe dritaret me struktura metalike, për t’u mbrojtur nga dëmtime të mundshme.

Gjykata e Lartë ka vendosur mbrojtëse metalike në dritare, një ditë pasi godina u përfshi nga flakët gjatë incidenteve të raportuara në kuadër të protestave.

Masat synojnë të kufizojnë rrezikun e dëmtimeve të mëtejshme në rast të përsëritjes së akteve të dhunshme.

Blindime edhe në Ministrinë e Arsimit

Masa të ngjashme janë ndërmarrë edhe në Ministrinë e Arsimit, ku hyrja e godinës është përforcuar me struktura hekuri.

Sipas raportimit, ndërhyrjet synojnë të parandalojnë dëmtimin e ambienteve nga hedhja e shishkave molotov, sendeve të forta apo objekteve të tjera gjatë protestës.

Ministria e Arsimit është ndër institucionet e shënjestruara gjatë demonstratave të ditëve të fundit, ku janë raportuar episode dhune dhe dëmtime të pronës publike.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit