Transmetuar më 18-10-2026, 10:05

Aksioni i qeverisë ka marrë një rrjedhë të papritur gjatë orëve të mëngjesit të sotëm, ku mjetet e rënda dhe fadromat kanë dalë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" për të hequr pllakat e gurta të trotuarëve në të dy anët e bulevardit përgjatë godinës së Kryeministrisë.

Ndërhyrja vjen pas disa ditësh përplasjesh me tensione të larta mes protestuesve dhe forcave të rendit, gjatë të cilave gurët e shkulur nga infrastrukturat publike u përdorën masivisht si mjete goditëse kundër kordonëve të policisë.

Përmes heqjes së tyre, synohet ndryshimi i kushteve në terren dhe çarmatimi i hapësirës përpara zhvillimit të tubimeve të radhës.

Paralelisht me punimet në bulevard, kryeministri Edi Rama përmes një adresimi në rrjetet sociale ka paralajmëruar reagim më të ashpër policor ndaj atij që e cilësoi si "grupi i zjarrit".

Kreu i qeverisë bëri me dije se forcat speciale RENEA do të vazhdojnë të mbeten të dislokuara në perimetrin e sigurisë për mbrojtjen e institucioneve.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit