Transmetuar më 18-10-2026, 07:57

Mobilizimi dhe përplasjet e dhunshme gjatë protestave në kryeqytet kanë nxitur reagime edhe nga figurat e njohura të ekranit e artit në vend. Moderatorja dhe sipërmarrësja e njohur Alketa Vejsiu ka publikuar një mesazh publik në rrjetet sociale, ku i drejtohet klasës politike dhe në mënyrë të veçantë kryeministrit Edi Rama, duke bërë thirrje për ndaljen e përçarjes dhe dhunës.

Në reagimin e saj, Vejsiu nënvizon se Shqipëria nuk u përket partive apo qeverive, ndërsa bën thirrje për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe të rinjve mbi çdo interes pushteti:

"Jo shqiptarët kundër shqiptarëve! Mos!

Mund të kemi bindje të ndryshme. Mund të mos pajtohemi për qeverinë, për opozitën, për mënyrën si drejtohet vendi apo për mënyrën si protestohet.

Por Shqipëria nuk i përket një qeverie, një partie, një proteste apo një brezi. Shqipëria na përket të gjithëve. Shqipëria është e shqiptarëve! Na mbro, o Zot!"

Deklarata e saj vjen në mëngjesin e ditës së gjashtë të revoltës studentore e qytetare, në një kohë kur vendi ndodhet nën presione të mëdha politike, shoqërore e ndërkombëtare pas bilancit të rënduar me dhjetëra të plagosur në rrugët e Tiranës.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit