Transmetuar më 17-10-2026, 23:13

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar zyrtarisht mbrëmjen e së shtunës pas përshkallëzimit të dhunës dhe përplasjeve të ashpra gjatë ditës së pestë të protestës studentore e popullore në kryeqytet.

Përmes një deklarate të shpërndarë në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike e SHBA-së dënon aktet e dhunshme, ndërsa u bën thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje, qetësi dhe respektim të kuadrit ligjor.

"Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi," deklaron Ambasada e SHBA-së.

Reagimi diplomatik vjen në një moment mjaft kritik, pasi bilanci i ditës së sotme u mbyll me 59 të lënduar, djegie institucionesh e biznesesh, si dhe mobilizimin e forcave speciale RENEA në mbrojtje të godinës së Kryeministrisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit