Transmetuar më 17-10-2026, 22:30

Përshkallëzimi i dhunës gjatë ditës së pestë të protestave në Tiranë ka sjellë reagime të ashpra e me ngarkesë të lartë emocionale nga familjarët e efektivëve të policisë të dëmtuar gjatë detyrës.

Gjatë përplasjeve të mbrëmjes, kur një efektiv policie pësoi djegie në pjesën e këmbës si pasojë e shpërthimit të një lënde djegëse, situata u vu shpejt nën kontroll dhe efektivi mori ndihmën e menjëhershme mjekësore. Ndërkaq, përpara gazetarëve në ambientet spitalore, bashkëshortja e punonjësit të policisë reagoi me tone ekstremisht të ashpra ndaj përgjegjësve të mundshëm të ngjarjes, duke u shprehur:

"Nëse tim shoqi i ndodh gjë, atij studenti do t’ia shuaj unë gjithë familjen. Është dëmtuar."

Kjo ngjarje vjen paralel me raportimet nga terreni për përplasje me efektivëve dhe protestuesve të rinj, ku në disa pamje filmike janë fiksuar raste të përdorimit të forcës dhe shoqërimit me dhunë të disa gjimnazistëve e studentëve, duke e mbajtur në nivele mjaft kritike klimën e sigurisë në kryeqytet.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit