Transmetuar më 17-10-2026, 22:22

Revolta e të rinjve dhe studentëve në kryeqytet është mbyllur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së të shtunës, duke lënë pas një bilanc ekstremisht të rënduar të lëndimesh e dëmesh materiale pas përplasjeve më të ashpra të regjistruara deri më tani.

Sipas të dhënave zyrtare të përditësuara nga bluzat e bardha, numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalet e Tiranës ka arritur në 59. Mes të dëmtuarve numërohen 34 efektivë të Policisë së Shtetit, 21 protestues si dhe 4 kalimtarë rastësorë, ku përfshihet edhe një i mitur.

Në këtë ditë të pestë të tensioneve, bulevardi kryesor dhe rrugët dytësore të kryeqytetit u shndërruan në skenë përplasjesh me bomby molotov, gaz lotsjellës, plumba gome e vënien e flakës ndaj disa godinave institucionale e bizneseve private. Mobilizimi i repartit elitar RENEA rreth Kryeministrisë dëshmoi për shkallën më të lartë të rrezikshmërisë, ndërkohë që organizatorët kanë paralajmëruar se revolta popullore do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme, duke hyrë në ditën e saj të gjashtë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit