

Ish-ministri i Brendshëm i Ramës, Sandër Lleshaj, shprehet me nota kritike për situatën që po ndodh dhe apelon se duhet medoemos një zgjidhje politike.
Duke alarmuar që t’i thuhet stop dhunës shtetërore që po përdor intensivisht Edi Rama, Lleshaj tha sot në një postim publik në Facebook se "spiralja e rrezikshme e dhunës që ka përfshirë vendin nuk mund të ndalet me dhunë".
Ndërsa shton: "Vetëm një zgjidhje politike, jashtë ndikimit të partive që morën peng Shqipërinë si hipotekë nga partia komuniste në vitet 90-të, mund të thyejë mallkimin dhunës që shoqëron vendin tonë prej më se tri dekadash".
Lleshaj paralajmëron se "ç do minutë që kalon nën dhunën e verbër të rrugës pa zgjidhje politike rrit ndjeshëm rrezikun për të gjithë vendin" dhe vijon:
"Nevojitet një veprim politik nga ata që Shqipërinë e duan demokratike dhe europiane. Nevojitet një veprim urgjent politik nga shqiptarë të vërtetë dhe nga partnerët e Shqipërisë".
Ndërsa në një intervistë sonte në A2, Sandër Lleshaj, tha se ministri mban përgjegjësi nëse policët çedojnë gjatë kryerjes së detyrës, ndërsa e cilësoi dorëheqjen si akt përgjegjësie në debaton për protestat në Shqipëri.
I pyetur për mundësinë e dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, ai deklaroi: “Në qoftë se policët çedojnë, përgjegjësia është e ministrit të tyre”.
Lleshaj kujtoi dorëheqjen e vet pas një incidenti që, sipas tij, kishte ndodhur gjatë veprimit individual të një patrulle policie. Ai e vlerësoi atë vendim si veprimin më të mirë të karrierës së tij, duke dhënë kështu një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj ministrit aktual.
Duke folur për të rinjtë protestues, Lleshaj tha se ata kanë të drejtë të dëgjohen dhe duhet të përcaktojnë qeverinë e re, duke e cilësuar frymën e tyre si të shëndoshë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






