

Lëndimet dhe bilanci i të dëmtuarve nga përplasjet e dhunshme në kryeqytet kanë prekur edhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, është paraqitur mbrëmjen e së shtunës në Spitalin e Traumës me krahun e fashuar, pasi pësoi dëmtime gjatë menaxhimit të situatës në terren dhe përplasjeve mes trupave policore e protestuesve.
Ngjarja vjen në një kohë kur numri i punonjësve të policisë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore te Trauma dhe QSUT ka kaluar dy dhjetëra, mes të cilëve disa të plagosur nga goditjet me gurë dhe dy efektivë që pësuan djegie nga hedhja e bombave molotov.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






