Transmetuar më 17-10-2026, 19:02

RENEA vendoset para Kryeministrisë pas përplasjeve të forta në protestë

Forcat speciale RENEA janë vendosur mbrëmjen e sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke marrë në mbrojtje godinën e Kryeministrisë pas tensioneve të forta të regjistruara gjatë protestës.

Efektivët e repartit special kanë krijuar një perimetër sigurie rreth godinës, ndërsa forcat e tjera të Policisë kanë vijuar ndërhyrjen për të larguar protestuesit nga zona përpara Kryeministrisë.

Prania e RENEA-s përbën një masë të papërdorur sigurie, pasi ky repart angazhohet zakonisht në operacione me rrezikshmëri të lartë dhe në situata që kërkojnë ndërhyrje të specializuar.

Vendosja e forcave speciale erdhi pas përplasjeve më të ashpra të ditës së pestë të protestës.

Gjatë incidenteve janë përdorur bomba molotov dhe janë raportuar disa efektivë të plagosur. Dy punonjës policie u përfshinë gjithashtu nga flakët gjatë përplasjeve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit